zoom

Të gjitha

Billie Eilish, Lil Nas X dhe “BTS” pjesë e ceremonisë Grammy

Yjet e njohur të muzikës, Billie Eilish, Lil Nas X dhe grupi nga Korea Jugore, “BTS”, do të jenë ndër performuesit e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Ngjarja më e rëndësishme në industrinë e muzikës pritet të mbahet në më 3 prill në Las Vegas, dhe Akademia e Regjistrimit e cila gjendet prapa organizimit të saj, tashmë i ka bërë të ditur emrat e disa prej artistëve të konfirmuar si performues të mbrëmjes, si Billie Eilish, Lil Nas X, grupi “BTS”, dyshja “Brothers Osborne”, Olivia Rodrigo, Brandi Carlile dhe Jack Harlow. Pritet të shihet nëse kësaj liste do t’i shtohen edhe më shumë emra të yjeve të muzikës.

Të gjithë performuesit janë në listën e të nominuarve, me ç’rast Eilish dhe Rodrigo garojnë krahas njëra-tjetrës në tri kategoritë kryesore të mbrëmjes, “Albumi i vitit”, “Incizimi i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.

Jon Batiste është artisti më i nominuar në këtë sezon të shpërblimeve me 11 shosh. Më impresionues është fakti se nominimet e tij variojnë në kategori të zhanreve të ndryshme, si R&B, Jazz, muzikë klasike dhe të tjerë. Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. kanë arritur të nominohen në gjithsej 8 kategori, e pas tyre renditen Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo me nga shtatë nominime secila.

Për çmimin “Albumi më i mirë” të nominuar janë yjet Jon Batiste, Justin Bieber, Tony Bennett dhe Lady Gaga, Doja Cat, Billie Eilish, Lil Nas X, H.E.R, Taylor Swift dhe Kanye West./L.K

/Zoom.al