Aplikacion
Përmes një postimi, Rama bën me dije se në orën 18:30 do të zhvillojë një bashkëbisedim virtual, për atë që e cilëson “Kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën”.
Por për çfarë do t’u flasë kryeministri shqiptarëve? Do t’u thotë si dy ditë më parë se u duhet të pajtohen me faktin se këto janë kostot e luftës?
Por ata që po marrin miliona nga koncesionet, a nuk duhet ta ndjejnë luftën? Vetëm qytetarët duhet t’i vuajnë pasojat?
Përse nuk vepron si qeveritë e vendeve të tjera që janë vendosur tavan te fitimit për tregtarët e naftës?
Përse nuk vepron si miku i tij Vucic, që nuk lejon që çmimi i naftës të shkojë më shumë se 1.5 euro?
Pra, cila është ndihma që do u japë qeveria qytetarëve? Apo vetëm llogje në Facebook?
Njoftimi në fjalë ka sjellë jo pak komente:
Si duhet të veprojë shteti në të tilla situata?
Ligji duket se ka parashikuar gjithçka, mbetet veçse zbatimi i tij.
L I G J
PER PERPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTES, TË GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TË TYRE
Neni 7
Këshilli i Ministrave ka kompetence liberalizimin e çmimeve të shitjes me pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit. Në situata të veçanta tregu, Këshilli i Ministrave mund të vendosë kufizime të përkohshme (çmime tavan apo dysheme) për çmimet e shitjes me pakicë të nënprodukteve të naftës e të gazit.