Aplikacion
Ajo është shoqëruar nga i dashuri i saj Marc Kalman për udhëtimin e saj në kryeqytetin e modës italiane, ndonëse Bella tenton ta mbajë lidhjen e tyre private. Bella dhe drejtori i artit janë në lidhje që nga viti i kaluar pas ndarjes së saj nga The Weeknd në 2019.
Lidhaj e tyre u bë publike korrikun e kaluar, kur ajo postoi një foto të saj dhe Marc duke u puthur në Kanë. Thuhet se ata e kanë vazhduar romancën në Nju Jork në mes të pandemisë së koronavirusit, duke u siguruar me ngulm që të mos kapeshin kurrë bashkë.
Bella ka bërë emër në botën e modelingut gjatë disa viteve të fundit. Në fillim të karrierës së saj në vitin 2016, Bella u votua Modelja e Vitit nga profesionistët e industrisë. Ky ishte i njëjti vit që ajo mori pjesë në shfaqjen e saj të parë të modës Victoria’s Secret.
Nuk është për t’u habitur që Bella ka arritur një famë superstar, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Yolanda Hadid dhe motrës Gigi. Ylli i “Real Houseëives of Beverly Hills”, Yolanda ishte një modele kryesore në vitet ’80 dhe ’90 dhe e futi Gigi-n në modeling kur ajo ishte vetëm dy vjeç./F.N
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë