zoom

Të gjitha

Rihana shkëlqeu në ‘Javën e Modës’ në Milano, artistja i la të gjithë pa fjalë

Që nga dita kur ajo ndau lajmin e ëmbël se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, Rihanna është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Së fundmi, ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky  udhëtuan në javën e modës në Milano, për pasarelën e “Gucci-t”. Këngëtarja kishte veshur një palë pantallona lëkure ngjyrë të zeza të cilat i rrinin ngjitur pas trupi, dhe një bluzë që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Rihanna u sigurua që të ishte “mbretëresha” e Milan Fashion Week teksa dritat e kamerave të paparacëve i qëndronin përballë. Sakaq partneri i saj, kishte zgjedhur pantallona të zeza dhe një xhaketë të errët, si dhe mbante në dorë një valixhe “Gucci”.

Çifti u ul ne radhët e para të sfilatës, ku të dy ata shijuan shfaqjen teksa morën një vëmendje të veçantë nga mediet rozë./ M.C/