Aplikacion
“Është normale që të mërzitej sepse secili nga ne nuk vajti deri në finale që të mos fitonte. Por interesi im ishte nëse ai do të kontestonte atë që fitonte. Dhe përgjigjja e tij është më se e qartë që kushdo që ta fitojë e ka merituar sepse fituesi nuk kontestohet. Ndoshta ajo që i ka thënë Ilirit vjen sepse ka qenë në mungesë të informacioneve.
Kur ka dalë mund të ketë pasur revoltën se ka parë se sa njerëz e kanë përkrahur. Këtë gjë mund ta them dhe unë por kjo nuk është në dorën time, Ilirit apo Donaldit.”, tha Einxhel. Teksa po komentonte çmimin e madh Arbana ndërhyn dhe i thotë Einxhel: “Mesa duket i paska patur kështu që…”, duke iu referuar kështu deklaratës së Donaldit se me 100 mijë euro do të ndërtoje 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
“Jo mesa duket nuk i paskan interesuar vërtet 100 mijë euro. Më erdhi shumë keq sepse rrugëtimi që bëri nuk duhet të ishte hedhur poshtë për një çast gjaknxehtësie apo për një logjikë që e ka ndjekur si shikues nga jashtë dhe jo si një person që ka jetuar për të marrë një diçka akoma më të madhe nga ajo eksperiencë. Të gjithë kemi marrë diçka me shumë se një çmim. Jeta jonë ka ndryshuar.”, tha Einxhel.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë