zoom

Të gjitha

Dua Lipa mbyll kontratën me menaxherët

E relaksuar, pa make-up, duke qëndruar në shtrat ashtu si i do qejfi.  Kështu shfaqet Dua Lipa në një set fotografish të publikuara për ndjekësit e saj në Instagram.

Shfaqet e pashqetësuar në postime, pas lajmeve të javës së kaluar se ylli britanik i muzikës Pop me origjinë shqiptare nuk e rinovon më kontratën me firmën që menaxhon aktivitetin e saj artistik Tap-Managmenet, me qendër në Londër.

Mediat britanike shkruajnë se ajo vendosi t’i japë fund marrëdhënies tashmë 9-vjeçare me ekipin e menaxhimit të kryesuar nga Ben Maësen, që i ngriti themelet e karrierës. Shkak mendohet të jenë bërë çështjet e parave.

Siç shkruajnë mediat, kohët e fundit Dua Lipa ka qenë e pakënaqur me pjesën që i takonte nga ndarja e fitimit me firmën londineze. Vitin e kaluar, fitimet vjetore të 26-vjeçares arritën në mbi 67 milionë Dollarë, më shumë se dyfishi i 2020-ës.

Por duket se edhe kaq nuk i kanë mjaftuar. Flitet se do të jetë i ati, Dukagjin Lipa që këtej e tutje do të merret me menaxhimin e parave të saj.