Aplikacion
Braçe thekson se ai i ka ikur përgjegjësisë ligjore ndërsa ka qarkulluar me patentën e skaduar prej vitesh.
“Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit. Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën.
Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij! Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në çdo rast”, shkruan Braçe.
Zëvendëskryeministri gjithashtu ka postuar edhe videon e mbrëmshme që u bë virale në rrjetet sociale ku Basha flen në makinë.
“Të lejohet të kesh 3 partnere”- Habit Heidi Baçi, zbulon emrin: E dashura tjetër e Romeos është…