Aplikacion
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Einxhel, e cila shprehu zhgënjimin nga disa prej banorëve që priste që të shpëtonin Dagz, jo atë. Pas daljes së këtij të fundit, moderatorja e njohur tregoi gjithë inatin që kishte me banorët që vendosën që të shpëtonin Tanin dhe Egzonën.
Duke qenë se Beatrix ishte ajo që nisi zinxhirin e shpëtimit dhe nuk tha emrin e atij që ishte betuar se do të dilte nga shtëpia nëse ai largohej, Einxhel i mbajti inat.
Së fundmi dy vajzat kanë folur rreth situatës ku gjenden. Sipas Einxhelit, ishte për të vjellë veprimi i tij, dhe e pyeste Beatrixën se si mund të jetë Tani personi më i afërt se sa Dagz-i për Donaldin.
Beatrix tha se nuk e ka menduar dhe se ka pasur edhe plot persona të tjerë që mund ta shpëtonin.
Biseda mes vajzave:
Beatrix: Ju keni folur, nuk po merrja vesh asgjë. Nga komplet qëndrimet nga përpara ndryshe, u kthyen komplet të kundërta. Ne kemi qenë bashkë, i kemi diskutuar të gjithë ato muhabete.
Einxhel: Unë të gjithë problemin dhe frikën e kam pasur me ty dhe nëse gjërat do kishin qenë ndryshe, unë atë natë që jemi përqafuar para se të iki tek suita me Dagzin që ka qenë nata e fundit, nuk do ti kisha thënë gjërat që të thashë. Kam kuptuar që diçka po vinte.
Beatrix: Kjo është loja. Këtu është e papritur.
Einxhel: Jo me çdokënd.
Beatrix: Asnjë nga ne nuk e dinte si do të shkonte gjëja.
Einxhel: Kjo që ndodhi e prisja që do ndodhte që para vitit të ri.
Beatrix: Një ditë do të ndodhte.
Einxhel: Nuk kishte pse të ndodhte.
Beatrix: Njerëzit që në fillim kanë ardhur e kanë thënë, jemi kundër çifteve.
Einxhel: Ka parë çdo kënd që mos të thojë emrin tim e të Dagzit.
Beatrix: Nuk e di, thjesht di që Dagzin e do. Atë që kisha për Egzonën, e bëra me shpirt se jam ndjerë keq por që të ngelja në atë formë që njeriun që doja të mbaja më shumë brenda, të dilte jashtë, më ka fyer.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë