Aplikacion
Por kush është mbretëresha dhe mbreti i Instagramit në Shqipëri?
Bora Zemani duket se ka zbritur nga fronti i mbretëreshës së Instagramit moderatoren e njohur Luana Vjollca, e cila edhe pse ka 2 milionë ndjekës në Instagram nuk ka shikueshmërinë dhe interaktivitetin që Bora Zemani me 994 mijë ndjekës ka aktualisht.
Duket se te qenurit ne vemendje me historine e dashurise me Donald Veshajn Bora filloi te kete nje rritje te ndjekesve te rinj, sidomos pas hyrjes ne Big Brother. Por me interesante eshte rritja drastike e ndjekësve te Bores pas ndarjes me aktorin ku mbeshtetja per moderatoren u perkthye ne mijera ndjekes.
Sipas ekspertit të marketingut digjital, Arnold Zoto, mbretëresha e Instagramit është Bora Zemani, ndërsa Noizy është mbreti.
Zoto thotë se suksesi në Instgram nuk matet më nga numri i ndjekësve dhe pëlqimet që merr një personazh, suksesi matet nga engagments, pra angazhimet dhe se sa aktivë janë ndjekësit në profilin e një personazhi.
“Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani. Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë 2 me të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i likes (pëlqimeve) dhe numri i followrsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj.”- tha ai.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë