Aplikacion
Ai e ka cilësuar situatën sa komike aq edhe tragjike, teksa Bashës dhe Berishës u është referuar si kufoma të PD-së.
“Kjo është për të qarë dhe qeshur, por unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për gjendjen dramatike të opozitës. Nuk më rezulton që ka pasur anëtarë të kryesisë sot së partisë që kanë synuar të marrin këtë godinë me dhunë dhe nuk më rezulton që ne kemi krijuar fortifikime. Jemi të gjithë bashkë.
Nuk jemi këtu në asnjë proces kacafytje, siç janë të dyja kufomat e PD që kanë marrë peng të gjithë demokratët dhe është një kacafytje që bën asnjëri të mos e lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri”, deklaroi Rama.