Aplikacion
Reagimi nga LSI-ja ka ardhur prej nënkryetarit Petrit Vasili. Megjithëse mes PD-së dhe LSI-së, marrëdhëniet janë zbehur ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 25 prillit, Vasili duket i pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sjellim ndërmend se Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD-ja është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në mbledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një nga vendimet e marra është edhe përjashtimi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Po ashtu “me dorë të hekurt” Kryesia ka vendosur shkarkimin 9 drejtuesve politikë në qarqe, të cilët u pozicionuan me Sali Berishën.
Kryesia ka vendosur shkarkim të drejtuesve politikë:
-Belind Kelind Kellici-Tirane
-Albana Vokshi-Tirane
-Aldo Bumci-Tirane
-Agron Shehaj-Tirane
-Flamur Noka
-Tritan Shehu-Gjirokaster
-Bujar Leskaj-Vlore
-Edmond Spaho-Korce
-Edi Paloka-Durres