zoom

Të gjitha

Iliri i revoltuar me bisedat e orëve të vona të banorëve: E tmerrshme, kur të më kërcasë truri…

Balerini i njohur, Iliri, duket se mëngjesin e sotëm është ngritur nga gjumi paksa i revoltuar. Shkak janë bërë bisedat e disa banorëve që zhvillojnë deri në orët e vona.

Duke qenë se kjo është një ngjarje e përsëritur, Iliri nuk ka mundur dot që ta përballojë me sportivitet dhe durim. E shqetësimin e tij, balerini e ka shprehur teksa bisedonte me Sabianin dhe Big Mama.

“U mblodh mbrëmë kongresi. E tmerrshme, çdo natë i njëjti muhabet por unë nuk mund ta duroj dot më. Kur të vijë momenti që të më kërcasë truri atëherë nuk ka kthim mbrapa’’, tha ai.

Nga ana tjetër ai i tha Sabianit se shumica e bisedave kishin të bënin me të dhe se për këtë arsye duhet të ketë kujdes me konfidencën dhe dashurinë që i shfaq banorëve.

“Kujdes! Ti jep shumë dashuri por në fund merr vetëm llafe. Të kam thënë disa herë që të mos i besosh kaq shpejt njerëzve”, tha ai.