zoom

Të gjitha

VIDEO/Beatrix Ramosaj emocionohet në shtëpinë e Big Brother, ja arsyeja

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është emocionuar, ndërsa në sfond u vendos kënga e vëllait të saj, Alban Ramosaj “Theje”.

Banorët e Big Brother VIP ndodheshin në oborrin e shtëpisë, kur  produksioni i vendosi këngën. Kjo bëri që Beatrix të mos mbante dot emocionet.

 

Pranë saj ndodhej edhe Donaldi, i cili gjatë gjithë kohës e ka përqafuar.

 

Beatrix dhe Donaldi kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë, por kjo ka shkaktuar debat në opinionin publik, për shkak të historisë që Donaldi ka pasur me Bora Zemanin.

 

Vetë Donaldi pranoi lidhjen me Beatrix, por në të njëjtën kohë ai është shprehur konfuz, pas disa videove të Borës që u publikuan në spektakël, e cila tregonte mbështetjen e saj për ish-të dashurin.

http://