zoom

Sport

Reja nxjerr listën për ndeshjet e Nëntorit, rikthehen 3 lojtarë

Shqipëria do të luajë 3 ndeshje brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji. Trajneri Edi Reja ka bërë publike listën ditën e sotme. Bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.

Në grumbullimin me Kombëtaren do të jetë edhe Lorenc Trashi, të cilit duket se i është pranuar kërkesa e bërë, bashkë edhe me kërkesën e FSHF-së, në mënyrë që ai të ketë leje nga instancat shtetërore të Kuvajtit për të mos kryer karantinën prej 14 ditësh në kthim.

Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Lista e plotë me emrat e lojtarëve të grumbulluar:

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NË KOMBËTARE PËR MIQESOREN ME KOSOVËN DHE NDESHJET KUNDËR KAZAKISTANIT DHE BJELLORUSISË

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Marco Molla

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Frederic Veseli, Albi Doka, Ardian Ismajli

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Lindon Selahi, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj

Sulmues: Bekim Balaj, Armando Broja, Rey Manaj, Giacomo Vrioni, Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi.