zoom

Aktualitet

Protestuesit heqin gardhin metalik para Bashkisë, policia i hedh gaz lotsjellës

Protestuesit kanë mundur që me forcë të zhvendosin dhe të heqin kordonin metalik para bashkisë, pasi policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë.

Për të parandaluar hyrjen me forcë në bashki, policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur ata, duke u bërë thirrje që të ruajnë qetësinë.

Ndërkohë që protestuesit hoqën gardhin metalik, u mbyll mbledhja online e Këshillit Bashkiak.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi.

Ai theksoi se policia po vepron në paligjshmëri dhe po mbron paligjshmërinë.

“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët”, tha ai