Aplikacion
Aktori i humorit e ka habitur publikun e gjerë me romancën që po krijon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, me Beatrix-in.
Kujtojmë se para disa javësh, Donaldi dhuroi emocione të fortë kur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri ish-partnerja e tij, Bora Zemani. U duk sikur lanë të hapur mundësinë për t’u rikthyer bashkë pasi ai të dalë nga BB VIP. E madje këtë gjë e konfirmoi paksa edhe me puthjen në buzë që i dhuroi Borës.
Por mesa duket hyrja e Beatrix-it i turbulloi mendimet dhe ndjenjat e Donaldit që tani shprehet se e pëlqen vërtet dhe të kaluarën do ta lërë pas. Ky veprim i tij shihet si sinqeritet dhe ndenja të pastra nga një pjesë e publikut, ndërsa një pjesë tjetër është e zhgënjyer nga sjellja e aktorit.
Madje këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, i ka dalë publikisht kundër Donaldit. Në postimin që ka bërë në “Instastory”, ajo shprehet se e sheh si mungesë sinqeriteti dhe jo fjalë burrash. Ajo madje ka publikuar momentin kur nga hequr nga lista e personave që ndjek në “Instagram” Donaldin.
“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show, as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që s’i kanë këto vlera”, shkruan Rezarta.