zoom

Të gjitha

“Këtu sheh gogola”/ Iliri për banorët VIP: Këta nuk janë njerëz

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, nuk është aspak i kënaqur nga banorët e “Big Brother VIP”, me të cilët ka disa javë që po bashkëjeton me ta.

Teksa po bisedonte me mikun e tij, Sabianin, Iliri u shpreh se i sheh banorët në shtëpi si gogola dhe se ata nuk janë njerëz.

Pjesë e shkurtër nga biseda:

Sabiani: Si në traget.

Iliri: Traget e ?! As në peshkim nuk fle kështu. Po në peshkim të paktën dëgjon detin, dëgjon gjëra të bukura, dëgjon valët, merr ajër të pastër, shikon gjëra të bukura. Këtu sheh gogola e vëlla. Po kemi qenë yjet e botës, artistët më të mëdhenj… kur s’janë njerëz ça…për ça po flasim. S’janë njerëz, nuk janë njerëz. Bhoo, mua po më iku ajo, s’ka Zot të më mbaj mua Sabi, filloj nxjerr shpatën dhe ça të jetë. Unë po mbahem se s’dua… se nuk ja vlen, ça do flasësh me këta?! Merr vesh ti ça… ai ka probleme, ky ka probleme.

Nga ana tjetër kujtojmë që gjatë javës së kaluar Iliri dhe Sabiani patën disa mosmarrëveshje për shkak të lojës në çift. Gjatë spektaklit, Sabiani sqaroi se do të donte të luante vetëm, pasi ndihej gjatë gjithë kohës në siklet nëse Ilirit do t’i mbetej hatri nëse ai rrinte me Donaldin, apo banorë të tjerë me të cilët Iliri nuk shkon mirë.