zoom

Të gjitha

Graniti zbulon çfarë i tha ish e dashura pas eliminimit: Më kërkoi…

Granit Cana ishte ditën e sotme në emisionin “Fun Club Big Brother VIP”, ku ka zbuluar se çfarë i ka thënë ish-e dashura pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ish-futbollisti shprehet se ish-partnerja i ka thënë se i ka ardhur keq që ka dalë nga “Big Brother VIP”.

“I ka ardhur keq shumë. Më kërkoi falje nëse më ka penalizuar me letrën. I ka ardhur keq që dola. Nuk është ndjerë mirë për marrëdhënien me Fifin sigurisht. Lidhja ka qenë pezull, kam hyrë në BB VIP beqar”, tha Graniti.

I pyetur nëse ende mendon se Fifi duhet të jetë fituesja e këtij edicioni të parë të BB VIP, modeli i njohur u shpreh “po”.

“Në momentin që Fifi është ndjerë keq, sinqerisht edhe unë jam ndjerë shumë keq. Unë do bëj tifo për Fifin dhe dy DJ”, përfundoi Cana.