Aplikacion
Sabiani dhe Graniti ishin në rolin e kamerierëve, e disa prej vajzave nuk ngurruan që të flirtonin me këtë të fundit.
Pasi ata të dy morën porositë dhe u larguan, Semi që ishte në tavolinë me Sarën, Beatrix dhe Beniadën thotë me shaka: “Më duket s’po ma var ky. I pëlqente por tha jam në orar të punës, i thashë takohemi pastaj”.
“Po edhe ti mos e jep veten direkt”, ia pret Sara po me humor dhe Semi shton:
“Direkt, direkt. Nuk ka llafe”.
Kur Graniti rikthehet te tavolina e vajzave për t’i pyetur nëse dëshironin diçka, Sara i thotë “po ti do ulesh me ne” dhe ai i thotë se nuk i lejohet.