zoom

Aktualitet

Bashkia e Tiranës i dërgon shkresën e duhur FRD-së pas përplasjes me Metën

Një shkresë që Bashkia e Tiranës i nisi Frymës së Re Demokratike (FRD) për të liruar zyrat e saj, u bë shkak i një përplasje të pazakontë mes presidentit Meta dhe policisë Bashkiake. (shih videon në rubrikën lajme të zoom.al)

Kreu i shtetit i kërcënoi policët bashkiakë me burg, teksa me tone të ashpra dhe shtyrje me duar u kërkoi të dilnin jashtë. Disa minuta më vonë ai tha se shkresa që i kishte dërguar FRD-së për të liruar zyrat ishte “një letër bakalli”, pasi nuk kishte as vunë e as numër protokolli.

Lulzim Basha, kryetari i PD, e grisi në publik shkresën, pasi vizitoi zyrat e FRD. Edhe ai pati të njëjtën akuzë për bashkinë. Sot bashkia e Tiranës i ka dërguar një tjetër shkresë FRD-së, duke pranuar se njoftimi i mëparshëm nuk plotësonte kërkesat ligjore. Zoom.al e siguroi dokumentin zyrtar (foto sipër).

FRD ka deklaruar se nuk do t’i lirojë zyrat dhe se do ta çojë në gjykatë bashkinë e Tiranës. /Zoom.al