zoom

Të gjitha

Kourtney Kardashian merr propozimin romantik nga Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë fejuar. Çifti ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi romantik në Instagram në breg të detit.

Rrokeri 45-vjeçar i propozoi yllit të “KUWTK” ditën e diel, gjatë një perëndimi fantastik në plazhin e Montecito në Kaliforni. Të rrethuar nga trëndafila të kuq dhe qirinj, ai i prezantoi bashkëshortes së ardhshme një unazë me diamant gjigand.

Kourtney ndau fotot nga propozimi romantik dhe shkroi në foto “Përgjithmonë Travis Barker”. Më pas dyshja, e cila ka marrë emrin “Kravis” kaloi një darkë me familjarë e miq të afërt, ku sigurisht nuk munguan motrat e klanit Kardashian.