zoom

Aktualitet

ZYRTARE/ Gledis Nano, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, një ditë më parë, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku theksonte se do të largohej nga detyra për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

Postin e tij tanimë do ta mbajë Gledis Nano, i cili ka 17 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.

Së fundi, Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.