Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën KuneVainit në Lezhë, ku menjëherë Aldi u shpall në kërkim. Ai qëndroi për katër orë i fshehur. I rrethuar nga forcat RENEA, i riu u vetëvra dhe më pas vdiq në spital.
Në media kanë qarkulluar lajme se babai i Aldit, Rufan Rama, ka qenë i dënuar me burg, pasi ka dhunuar ish-gruan e tij në sy të fëmijëve. Ditën e sotme, Rufani ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku flet për këtë ngjarje dhe për burgosjen e xhaxhait të Aldit.
“U çudita nga çfarë dëgjova në lajme për xhaxhanë e Aldit. Xhaxhai i tij ka 4 ditë që është i izoluar në Lezhë dhe nuk e lejuan që të shkojë të varrosë nipin. Për një hiç gjë, për shitje kapsollash. Mendova që të bëhej në Durrës varrimi dhe nuk doja kurrë në Lezhë”, tregon ai.
Në lidhje me dhunën ndaj ish-gruas, Rufani shprehet se kanë pasur një mosmarrëveshje në vitin 2009.
“Patëm një problem. Bëra burg për atë që bëra. Por në asnjë mënyrë nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve. Ishim në gjakftohtësi, aty qe një veprim që e bëra gabim. Nuk është e vërtetë se kam përdorur tortura ndaj saj. Jam dënuar 6 vite”, tha zoti Rama, i cili shtoi se gjatë kësaj periudhe ndihmonte edhe familjen me para, pasi kishte kursyer.
Rufani foli gjithashtu edhe për një gjyq të djalit të ndjerë, për të cilin ka paguar rreth 11 mijë euro që ta linin të lirë.
“Na merrnin avokatët kot dhe faktet dolën që djali im ishte i pafajshëm. Herën e dytë nuk kisha mundësi”, tha ai.
Adele tërhiqet nga muzika për t’u fokusuar tek familja… dhe ndoshta një fëmijë tjetër