zoom

Aktualitet

Saga vazhdon! Arrestohet edhe xhaxhai i Aldi Ramës, çfarë ndodhi

Problemet në fisin Rama nuk kanë të mbaruar. Pas ngjarjes së rëndë, ku 21-vjeçari Aldi Rama vrau veten, pasi qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha, probleme ka edhe xhaxhai i tij.

Baki Rama u la nga gjykata në “arrest shtëpie”, pasi ishte vënë në pranga për tregti të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, xhaxhai i tij nuk është gjetur në banesë. Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit.

Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.