zoom

Të gjitha

40-vjetori i lindjes, Beyonce shkruan një letër emocionuese

Beyoncé, e cila festoi 40-vjetorin më 4 shtator, reflektoi për ditëlindjen përmes një letre emocionuese të shkruar me dorë, dedikuar fansave të saj. Në letër, e cila u postua në website-n e saj, Beyoncé shkruan se më në fund po shijon frytet e punës dhe po bën limonadë me limonët e jetës. Ylli i popit tha se ajo “qau me lot gëzimi” sepse kjo ishte periudha kur “u ndje më mirë në jetë”.

“Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Ndjej një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën.”

40-vjetori është një moshë të cilën gratë janë mësuar ta kenë frikë sepse supozohet se sinjalizon fundin e rinisë. Por Beyoncé e sheh ndryshe: “Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur, rritur!”

“Ky është viti i parë që e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat gjatë ditëve të mira. Mendoja se e dija kur isha 21 ose 30 vjeç…por nuk e dija.”

Queen B. falënderoi fansat e saj dhe “çdo njeri frymëzues që gjeti kohë për të më dërguar të gjitha mesazhet e bukura” për “videot, postimet, playlist-at dhe urimet”.

“Shumica prej jush më njohën kur isha 15 vjeç dhe ne jemi rritur së bashku. Ju sillni shumë gëzim në jetën time. Shpresoj që arti im të vazhdojë të sjellë pak gëzim në jetën tuaj.”

Beyoncé festoi ditëlindjen me bashkëshortin Jay-Z në jaht në Itali. “Teksa sezoni i Virgjëreshës përfundoi, shpresoj se miqtë e mi Virgjëresha të kenë pasur një ditëlindje të mrekullueshme,” shkroi ajo.