zoom

Të gjitha

Princesha Beatrice, nënë për herë të parë

Princeshë Beatrice është bërë nënë për herë të parë! Ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi u bënë prindër të shtunën e 18 shtatorit.  Përmes një postimi në Twitter, lajmin e konfirmoi edhe familja mbretërore.

“Princeshë Beatrice dhe Mr Edoardo Mapelli Mozzi janë të lumtur t’ju njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre mbrëmjen e së shtunës, 18 shtator.”

Princesha, nënë për herë të parë: Vjen në

Emri i bebushes nuk është bërë ende publike, por çfarë dihet me siguri është se vajza e 33-vjeçares është e 11-ta në radhë për fronin mbretëror, por pavarësisht se nëna e saj është princeshë, ajo s’do të ketë një titull mbretëror.

Beatrice dhe Edoardo, të cilët u kurorëzuan në 2020-ën më herët janë shprehur se “mezi presin që bebushja e tyre të takojë vëllain e madh, Wolfie”- djalin e Edoardo nga marrëdhënia me ish-partneren Dara Huang. / Përgatiti: Alesia Doçi