Një sasi kokaine është gjetur sërish në portin e Durrësit. Mësohet se kokaina ishte fshehur në një konteiner me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine.
Droga u spikat pas një kontrolli nga forcat e antidrogës në Portin e Durrësit.
Ende nuk dihet sasia e kokainës së kapur. Kjo është e disata herë brenda këtij viti që kapen sasi kokaine në portin e Durrësit.