zoom

Aktualitet

Paskuqan/ Kapet një person me 1 kg kokainë

Policia ka kapur një person me lëndë narkotike të dyshuar kokainë në Tiranë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se personi në fjalë është kapur në afërsi në Paskuqanit, me 1 kg kokainë në makinë.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i narkotikeve. Mësohet se aksioni është duke u zhvilluar ende dhe priten detaje në vijim.