Aplikacion
Gjatë intervistës atij iu kërkua nga prezantuesi i emisionit të ngrihej për të luajtur një lojë si pjesë e programit. Teksa Veseli iu bashkua lojës, u vu re se nisi të ecte me vështirësi. Në një moment, ai fshiu sytë dhe u rrëzua papritmas pa ndjenja në tokë.
Ai humbi ndjenjat për disa minuta duke shqetësuar të pramishmit dhe telespaktatorët. Reagimi i stafit të emisionit ishte i shpejtë ndërsa transmetimi live u ndërpre menjëherë.
Pasi i ka merakosur të gjithë, Veseli ka reaguar në rrjete sociale duke treguar gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka sqaruar se tashmë është mirë dhe kishte pasur vetëm një moment dobësie.
“Shoqni, e familjare, me falni shume qe ju kam shqetesu. Ke vetem moment qe su ndjeva mire. Jam mire, faleminderit shume per interesimin”, ka shkruar Vesel Kurtishaj në një status në llogarinë e Facebook.
Kështu, ai ka qetësuar të gjithë miqtë, familjarët dhe teleshikuesit që kanë ndjekur emisionin dhe me të drejtë janë merakosur pas skenës që kanë parë.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë