zoom

Të gjitha

“Big Brother VIP” do të vijë më shpejt nga ç’e mendonit

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit.
Data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar nga stafi i këtij programi.
Më herët, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqet konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.