zoom

Të gjitha

Doli nga burgu? Kjo foto ngriti dyshime për lirimin e Fjolla Morinës

Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Mirëpo së fundmi bashkëshorti i saj Fisnik Syla, zgjoi dyshimet se Morina mund të ketë dalë nga burgu. Në një foto të publikuar nga ai vihen re Fisniku, Fjolla dhe e bija me rastin e ditëlindjes së kësaj të fundit.

Akoma mbetet e paqartë nëse Fjolla ka dalë nga burgu apo kjo thjesht është një foto e vjetër e tyre.


Megjithatë në profilin e Instagram-it të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e së voglës. Se si qëndron e vërteta, kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.