Aplikacion
Fiqiri Meçe tha se Luisi po trajtohet me fizioterapi në mënyrë private. Ai theksoi se nga spitali nuk u ofrohet asgjë, as psikolog dhe as fizioterapi.
Ai u shpreh se i biri është në panik dhe stres, duke shtuar se goditjet në trup janë shumë të thella. Ndërsa shtoi se do ta dërgojnë jashtë vendit për ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Luisi nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as psikolog as fizioterapi.
Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjendjen në vazhdim. Thika i ka prekur mëlçinë dhe djali është në intubim dhe nuk e dimë se sa do ta zgjasim.
Për momentin do ta marrë aty ndihmën mjekësore pastaj kam në plan ta lëviz jashtë sepse nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë”, tha ai.
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Autorët e dyshuar, një oficer policie dhe vëllai i tij