zoom

Lajme

Standardi i dyfishtë i UEFA, Bellingam dënohet vetëm me kusht. Turqit tërbohen, Anglia merr frymë

UEFA ka gjobitur Jude Bellingham me 30,000 euro dhe e ka dënuar me një ndeshje pezullim me kusht, për gjestin e turpshëm që bëri pasi shënoi golin e barazimit të Anglisë kundër Sllovakisë.

Te “3 luanët” mund të marrin frymë lirisht, pasi Bellingham mund të shlyejë pezullimi brenda një viti dhe jo domosdoshmërisht që në sfidën e radhës dhe ky ishte kushti në fjalë i vendosur dhe që favorizon dukshëm britanikun, në krahasim me Dakun e Shqipërisë dhe Demiral të Turqisë.

Ky vendim ka krijuar pakënaqësi, teksa Demiral mori ndeshje pezullim për festën me simbolin e “ujqërve gri” dhe do mungojë ndaj Holandës. Por me Bellingam u shfaq dora e butë e organizmit të futbollit.

Kështu, trajneri Gareth Southgate, do të jetë në gjendje të llogarisë në lojtarin e tij më të mirë, nesër kundër Zvicrës. Britanikët, do të “përplasen” me Helvetët, në një sfidë që premton spektakël. /ZOOM.AL/