zoom

Aktualitet

Denigronte në portalin e tij kupolën e Policisë, dorëzohet ish-shefi i AMP-së Durrës

Vetëdorëzohet ish-shefi i AMP-së Durrës (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), Kushtrim Selimi, i cili ishte shpallur në kërkim për denigrim të funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Ai akuzohet se publikonte informacione personale e të pahijshme për drejtues të institucioneve në një portal apo web-in e hapur posaçërisht, kryesisht policinë.

Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllanë e tij, në SHISH, bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se për këtë rast u arrestuan Ervis Hasanaga, me profesion gazetar dhe Regina Omeri, punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Kushtim Selimi. Hasanaga u lirua më pas, teksa u shpreh se ai bënte vetëm punën e gazetarit dhe nuk kishte informacione për qëllimet. /ZOOM.AL/