zoom

Aktualitet

Si funksiononte zinxhiri i gjobvënies nga policët te gazetari. Pjesë, edhe zyrtarë të SHISH

Zbardhen detaje të reja nga rasti i zyrtarëve dhe gazetarit që përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë.

Pjesë e skemës është edhe Kreshnik Selimi, vëllai i shefit të sektorit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi.

Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH. Ai e shfrytëzonte postin e tij për të marrë dhe dërguar informacione te vëllai i tij, Kushtrim Selimi.

Ky i fundit, përmes Rexhina Omerit dhe gazetarit Ervis Hasanagës dyshohet se informacionet i publikonin më pas në portalin e tyre. Një lajm të tillë kanë publikuar edhe për zv/drejtorin e Durrësit Bujar Deliallisi, duke i premtuar se do t’ia fshinin.

Grupi hetimor ka dyshime se lajmi është fshirë kundrejt parave.

Kushtrim Selimi është njohur me Rexhina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë dhe bashkëshorti i Rexhinës, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.