Aplikacion
AMP njofton se punonjësi Ervin Dajti, ka njoftuar një person për një aksion antidrogë.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit të policisë E.D., 38 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”, thuhet në njoftim.
Më tej sqarohet se: Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, të cilat përbëjnë dyshime të bazuara se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, në datë 11.06.2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka kryer veprime aktive për njoftimin e njërit prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar”.
Bëhet fjalë për një sasi lënde narkotike të kultivur në afërsi te Zall Bastarit, nga Fatime Gjediku dhe dy djemtë e saj Idajet dhe Jednor Gjediku, si dhe një person i katërt Elvis Elezi, të cilët u arrestuan me datë 12 qershor. Ervin Dajti efektiv i policisë mësohet se kishte lidhje farefisnore me të arrestuarit dhe ka njoftuar një prej tyre. /ZOOM.AL/
Vuçiç në konferencë urgjente, akuzon Kurtin për inskenim të sulmit terrorist në Veri