Aplikacion
Ky persona dyshohet se është i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan. Rastin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sonte (e mërkurë) rreth orës 19:15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtarë të KFOR-it”, u shpreh Elshani.
Më shumë se 100 ushtarë të KFOR-i pësuan lëndime trupore nga sulmi i protestueseve serbë vitin e kaluar të cilin po kundërshtonin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të vendoseshin në objektet komunale. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë