Aplikacion
Këto janë pamjet prekëse kur familjarë dhe banorë të tjerë gjetën sot trupin e pajetë të të riut që u aksidentua me makinë në Lushnjë.
Publikohen pamjet kur banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeç. Ai udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga.
Pamjet tregojnë momentin dramatik kur shihet trupi i pajetë që përfundoi pas një aksidenti me makinë mes shkurreve dhe ferrave.
Trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit që mbrëmë me makinën e tij tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, u gjet mëngjesin e sotëm. Nëna e tij, mes të qarave dhe britmave ka shkuar në vendin ku është gjetur trupi i të birit, ndërsa më pas ka humbur ndjenjat.
I riu dyshohet se ecte me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore. Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram