Aplikacion
Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.
Burimet e deritanishme bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017.
Ky person ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon”, e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.
Ne vitin 2017 policia greke zbuloi 635.000 pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë. Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, 1 turk dhe 1 grek dhe u shpallën në kërkim 1 turk, 1 ish polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua sot për kokainën në Pire.
Policia dhe DEA kanë goditur disa raste të bujshme me sasi të mëdha kokaine, deri në gjysmë toni në territorin grek dhe shumica e saj me destinacion portin e Durrësit dhe tregun shqiptar. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike