zoom

Aktualitet

Vritet 40-vjeçarja shqiptare në Greqi, u godit me thikë në bark dhe u la e pajetë në rrugë

Një 40-vjeçare shqiptare është goditur me thikë për vdekje në Menidi të Greqisë.

Gruaja, sipas mediave greke, është gjetur e pajetë  në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous.

Pranë trupit të pajetë të saj janë gjetur një thikë, gjurmë gjaku dhe një çantë.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

40-vjeçarja shqiptare raportohet se është goditur me thikë në bark.