zoom

Aktualitet

Arrestohet vrasësi i gruas shqiptare në Greqi. Momenti i krimit dhe detajet nga hetimi

Policia greke njoftoi se ka arrestuar 50-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me thikë gruan e tij, 40-vjeçaren Enkelejda Danaj, duke i shkaktuar vdekjen mëngjesin e së enjtes.

Mediat greke njoftojnë se autori i dyshuar është arrestuar në zonën e Filit. Ndërkohë, 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit, jo një herë, jo dy, por tre herë kishte denoncuar partnerin e saj të larguar për dhunë në familje.

Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, viktima kishte përmendur në denoncimet e saj se  50-vjeçari , i cili është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe bëhej i dhunshëm. Gruaja është pikasur nga fqinjët rreth orës 6 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Rasti po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja kishte bërë më parë akuza për dhunë në familje ndaj bashkëshortit të saj, ndërsa policia e kërkonte atë si të dyshuar për vrasjen. Ankesa e parë është bërë dy vite më parë, ndërsa e dyta në periudhën e Pashkëve.

Një dëshmitar, i cili foli për MEGA tha se, menjëherë pas vrasjes, vajza e 40-vjeçares ka mbërritur në vendngjarje.  Ajo filloi të qajë dhe të bërtasë, ajo kërkonte ndihmë, duke qarë dhe duke folur në telefon me vëllain e saj gjithashtu të mitur duke i thënë, “babai me siguri ka vrarë mamin”.

Në të njëjtën kohë është tronditur edhe një banore e Menidit, e cila me të mbërritur në vendin ku  u gjet e pajetë 40-vjeçarja nga Shqipëria  , pa – përveç trupit të gruas fatkeqe – edhe vajzën e saj në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.

“Një vajzë e vogël erdhi, këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante”, thotë ajo. “Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë”. Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë, ndërsa tregon se e mitura teksa fliste në telefon thoshte ‘më kanë vrarë mamin, e kanë vrarë. Mamaja ime, ajo ishte shumë e tronditur”.

Policia ka nisur hetime për të zbardhur vrasjen e gruas 40-vjeçare. Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga EL.AS. rezulton se 40-vjeçarja, si në të  shkuarën e afërt  ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013,  ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ankesa e dytë është bërë më  18 shtator 2022  ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënime ,  lëndim fizik  dhe  abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo  e kishte lejuar  atë në vitin 2018.

Ankesa e fundit është bërë më  7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kërcënimi, lëndimi trupor dhe abuzimi verbal). Burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori, ndërsa të premten, 17 maj 2024,  do të dilte para gjykatës. Komandanti i njësisë së dhunës në familje e telefonoi dy ditë pas ngjarjes dhe ajo i tha se ishte mirë.

40-vjeçarja i është dhënë urdhër për  ekspertizë mjeko-ligjore  dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj  dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në  një objekt pritës  dhe deklaroi se nuk dëshiron.

Tashmë hetimet e drejtuesve të EL.AS. i janë drejtuar këtij njeriu,  i cili është në kërkim por ende nuk është gjetur. Bashkëshorti i 40-vjeçares do të gjykohej nesër për dhunë në familje. /ZOOM.AL/