zoom

Lajme

Juli i thotë Romeos shkakun pse Egla nominoi çiftin, Heidi: Po pse, bën gruaja 50 vjeçe kështu…?!

Aktorja Egla Ceno mbrëmjen e djeshme si lidere e shtëpisë përfitoi avantazhin që të dërgonte “kokë më kokë” në nominim dy nga banorët e “BBV”.

Aktorja zgjodhi çiftin Heidi Baçin dhe Romeo Veshaj, që të t’i çonte në televotim, ku banori më i votuar do të shpallej finalisti i parë i “BBV”, ndërsa tjetri do të përballej me disa nominime gjatë këtyre javëve.

Ditën e sotme gjatë një bisede me Julian Dedën, aktori iu tha çiftit se Egla e ka personale me Heidin. “Po çfarë i kam bërë unë?” e pyeti konkurrentja, duke treguar se aktorja e ka kërcënuar.

“Ti u pajtove me vendimin e saj”, iu kthye Romeo aktorit, i cili tha: “U pajtova”.

Pjesë nga biseda:

Juli: Keni nevojë për njëri-tjetrin?

Romeo: Normal se duhemi.

Juli: Atëherë nevojat e njëri-tjetrit në lojë është gjë tjetër dhe aleancë është gjë tjetër. Ajo e ka personale me ty.

Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?

Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të.

Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoj mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha.

Juli: Po pra personale është.

Heidi: Po bën gruaja 50 vjeçe ashtu?!

Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më interson fare.

Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj.

Juli: U pajtova… /ZOOM.AL/