Aplikacion
Burime zyrtare thanë se Viktor Leki rezulton i dënuar në shtetin fqinj me 8 vite burg, nën akuzën e trafikut të drogës dhe organizatës kriminale.
“Policia e Durrësit, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë vendore.
Lekli u lokalizua pas informacioneve të inteligjencës operative dhe në aksion nuk pati rezistencë ndaj policisë. Autoritetet thanë se po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ndësra u njoftuan edhe homologët e Interpol Romës. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë