zoom

Lajme

Degjeneron debati mes aktorëve në BBV, Egla: Je njeri i ulët, si politikanët! Juli: Ke probleme…

Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin, ku shkak u bë një fjali që aktori i tha banores, e që ka degjeneruar në fyerje të rënda.

Ai i tha Eglës që tashmë ka vërë mend dhe nuk komunikon me ulërima, duke bërë që kjo e fundit të shpërthejë keq ndaj ti.

“Çfarë do të thuash me ke vërë mend? I trasformon gjërat, je i ulët”, i tha aktorja, ndërsa Juli u shpreh: “Nuk është faji im që ti je në këtë gjendje”.

Nga ana tjetër konkurrenti tregoi se i kishte thënë aktores që të ndryshojnë, por ajo nuk ka pranuar.

“Nuk e thashë këtë. A e din si je ti? Je si këta politikanët e shkretë që ndryshojnë kështu”, tha Egla, teksa Juli iu drejtua duke thënë që ajo ka probleme, duke nënkuptuar me shëndetin mendor.

Pjesë nga debati:

Egla: Ku e keni mësuar që të komunikoni me ulërima. Unë nuk jam vërë mend. Çfarë do të thuash me ke vërë mend? I trasformon gjërat, je i ulët.

Juli: Po pse ofendon?

Egla: Vazhdo e merru me Romeon, se s’je për mua lali.

Juli: Me kë të merrem, me ty?

Egla: Me mua s’merresh dot.

Juli: Me ty nuk merrem se je skualifikuar.

Egla: Të kam qëndruar dhe larg dhe afër.

Juli: Nuk është faji im që ti je në këtë gjendje.

Egla: Të kam qëndruar dhe shumë afër.

Juli: Nuk kam se çfarë të të bëj.

Egla: Mirë zemër, tani çohu dhe ik.

Juli: Të thash hajde të ndryshojmë, ti më thua unë nuk ndryshoj.

Egla: Nuk e thashë këtë. A e din si je ti? Je si këta politikanët e shkretë që ndryshojnë kështu.

Juli: Sapo ma ndryshove ti.

Egla: Je kaq i varfër dhe nuk do të bësh ndonjëherë hajër në atë që ke në mend po vazhdove kështu. Ishte një shans i artë për ty të tregosh veten. Unë jam e sigurtë që ti do të mbërrije lart, po ti s’je njeri, je i vogël.

Juli: Ke probleme, s’kam çfarë të të bëj.

/ZOOM.AL/