Aplikacion
Blutë njoftojnë se gjatë kontrolleve në automjet, 30-vjeçarit iu gjet një shumë parash prej 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme dhe që besohet se mund të jenë me burim të paligjshëm.
“Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.
Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. T., shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet n1% njoftimin zyrtar.
Vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave e 30-vjeçarit banues në lagjen nr. 2 të qytetit, teksa paraprakisht ka thënë se ishin të ligjshme, të familjes së tij nga biznesi.
Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/