zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Përplaset familja me 6 anëtarë, ndërron jetë nëna

Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.

Shtetasi Edmir Zogu duke drejtuar automjetin tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij, Matilda Zogu. Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit.

Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

Postime të lidhura