Aplikacion
Ndërsa, një tjetër shtetas është ekstraduar për në Itali, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merret me trafik droge.
“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thanë burime zyrtare.
I pari u soll në pranga në Rinas, S.K., 68 vjeç, banues në Shkodër. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”, sqaruan burimet zyrtare.
Po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar G. H., 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
“Shtetasi G. H. është lokalizuar dhe kapur në Durrës, më datë 07.11.2023, gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit”, specifikoi policia për këtë rast. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike