zoom

Aktualitet

Italia sjell në pranga të kërkuarin prej 2014-ës, i dënuar me 8 vite burg për drogë. Emri dhe foto

Interpol Tirana njoftoi sot pasdite se ka ekstraduar nga Italia një 39-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg për trafik droge.

I ekstraduari është shtetasi Haki Mehmeti. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Vlorës dhe ka për të shlyer edhe 6 vite, 9 muaj e 27 ditë burg.

Haki Mehmeti, nga Elbasani, ishte dënuar për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mehmeti akuzohet se nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi kanabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /ZOOM.AL/