Aplikacion
I cilësuar edhe si “Baroni i drogës” nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, ai ishte në kërkim për krime në fushën e narkotikëve dhe armëve, si organizatë kriminale.
Ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla ai që ka postuar pamjet.
“🇦🇱Përgëzoj Policinë e Shtetit 🤝 Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla.
Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi më 11 Janar lejimin e ekstradimit të thjeshtuar të 56-vjeçarit, për shkak se ai ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.
Ndaj tij, GJKKO në tetor 2023 ka caktuar ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Prej vitit 2003, Çela ka qenë disa herë i arrestuar për drogë, kërkuar dhe dënuar, nga Shqipëria dhe Italia, por ia ka dalë të lirohet. madje në një rast edhe si i sëmurë me kancer, u lirua në vitin 2004, duke shkaktuar skandal në drejtësi. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike