zoom

Politikë

Vuçiç “pushton” Tiranën me eskortë, momenti kur hyn në kryeqytet për Samitin

Teksa kryeqyteti ështe blinduar dhe mbahen në dy ditë Samiti dhe takimet për Europën dhe Ukrainën, liderët e rajonit po vijnë njëri pas tjetrit.

Më i fundit ishte presidenti i Serbisë. Ai u pa teksa udhëtonte me eskortën e tij dhe bëri hyrjen pompoze në Tiranë.

Eskorta e presidentit Alekesandër Vuçiç ishte e shoqëruar edhe nga forcat shqiptare.

Makina të shumta policie shoqërojnë eskortën e presidentit serb, i cili do të marrë pjesë në samitin në nder të Ukrainës. /ZOOM.AL/